Gjatë sulmit të djeshëm në selinë e Kongresit Amerikan, protestuesit pro-Trump mësynë edhe në zyrën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, sipas gazetës “New York Times”.
Përveç njoftimeve për të vdekur dhe të plagosur midis protestuesve dhe policisë brenda ndërtesës, media amerikane gjithashtu raportoi vandalizëm dhe plaçkitje.
Disa prej protestuesve u futën në zyrat e përdorura nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe bashkëpunëtorëve të saj dhe i vandalizuan ato, duke përmbysur mobiljet dhe duke hequr foto nga muret.
Një foto që po qarkullon në internet, tregon një protestues pro-Trump, që është ulur në tryezën e Pelosit, një nga kritiket më të forta të presidentit amerikan.
Sipas një agjencie franceze që ka publikuar foton përkatëse, protestuesi dyshohet se i ka lënë një shënim Pelosit, duke e paralajmëruar: “Ne nuk do të tërhiqemi!”.
Skenat e dhunës që u shpalosen në Kapitol gjatë orëvë të fundit kanë shkaktuar alarm në opinionin publik amerikan dhe atë botëror. /noa.al/