Loading...

Kongresi Amerikan konfirmon fitoren e Biden si president i SHBA

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden ka marrë 306 vota elektorale, ndërsa është çertifikuar si fitues i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga zyrtarët federalë të ligjit në Kongresin Amerikan.

Numërimi i tre votave elektorale në Vermont, i jep fitoren Biden dhe emëron automatikisht Kamala Harris si zv/ presidente e SHBA-së.

Senati dhe Dhoma, refuzuan kundërshtimet për votat elektorale në Xhorxhia dhe Pensilvani për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Biden pritet të betohet si presidenti i 46 i SHBA-ve më 20 janar. Ndërkohë, presidenti në detyrë, Donald Trump, vijon të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve, duke akuzuar për vjedhje të votave dhe mashtrim.

Garda Kombëtare u mobilizua për t’i siguruar mbështetje zyrtarëve federalë të ligjit në Kapitol Hill.

Ditën e djeshme, Amerika është përfshirë nga dh una e k aosi në kryeqytetin e saj, ku në selinë e Kongresit Amerikan, mijëra mbështetës të presidentit në detyrë Donald Trump, kundërshtonin çertifikimin e fitores së demokratit Biden.

Pas orëve të kaosit dhe tra zirave, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre, një grua anëtare e forcave ajrore amerikane, mbështetëse e Trumpit.

Ishte një tubim i thirrur nga simpatizantët e presidentit Donald Trump, që rriti te nsionet prej 2 muajsh.

Vetë kreu i shtetit, iu drejtua atyre me një fjalim para godinës së Kongresit, që të mos pranonin h umbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden.

“Askush prej nesh këtu, nuk do që radikalët, të majtët, demokratët, dhe mediat e lajmeve të rreme të na i gra bitin zgjedhjet që i fituam. Nuk dorëzohemi kurrë, nuk e pranojmë hu mbjen”, – deklaroi Trump.

Por mesazhi i Trumpit, u përkthye në dh unë brenda pak minutave. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com