Sot u nda nga jeta kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Kujtim Prodani. Prej disa javësh po luftonte me Covid 19 dhe ishte shtruar në spitalin “ Shefqet Ndroqi”.
“Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, dedikoi një hapësirë në kujtim të tij, ku miqtë dhe kolegët ndanë momente nga marrëdhënia me të.
I prekur dhe i përlotur, Ardian Trebicka nuk mund të mbate lotët teksa tregoi mesazhin e fundit që kishte marrë prej tij.
“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, ishin këto fjalët e mesazhit të tij te fundit tha Trebicka.