Kur kishte pak javë që virusi COVID-19 shp ërtheu kudo në botë, edhe në Shqipëri, më 29 prill të vitit të kaluar kantautori Kujtim Prodani i kushtoi këngë këtij virusi.
“Ju flet Corona..!”, titullohej kënga ku Prodani i cili duke i sjellë disa vargje virusit, pak muaj më vonë ndërroi jetë. Ai hu mbi be tejën sot, disa ditë pasi ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi.
Prodani u shua në moshën 57-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe për artin shqiptar Elva
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një statusi në Facebook, shprehu ke qardhjen dhe ngushëllimin për të afërmit e këngëtarit të mirënjohur, i cili vinte nga një familje artistësh.
“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve”.
“U prehsh në paqe!” – shkroi Margariti.
/NOA.al