Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Turqi.
Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, pas takimit që zgjati rreth dy orë, janë duke zhvilluar një konferencë të përbashkët, në Turqi.
“Jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri, – tha Erdogan, – si dhe “partneri tregtar i katërt më i madh me shqiptarët.”
Erdogan në pritje të Ramës, shtoi se, “Shqipëria është dhe do të mbetet vend mik dhe aleati Turqisë”.
“Diskutuam edhe çështjet rajonale,” – u shpreh Erdogan, teksa dihet që në rajon tema më e nxehtë për momentin si për Shqipërinë, ashtu edhe Turqinë, është ndarja e kufirit me Greqinë në detin Mesdhe, ku përfshihet edhe deti Jon.
Erdogan iu referua historisë, duke ‘anashkaluar’ pushtimin prej pesë shekujsh, kur tha se “shqiptarët dhe turqit kanë luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori”.
Rama vlerësoi solidaritetin që Turqia ka treguar edhe në kohën e tërmetit dhe të pandemisë karshi vendin tonë dhe i shprehu mirënjohje Erdogan.
Rama tha se Turqia kishte “plagët” e saj, por nuk ndali ndihmat për Shqipërinë. Rama shtoi se me mbështetjen e Turqisë edhe spitali Rajonal i Fierit do të jetë gati shumë shpejt, për 3 muaj, teksa palët nënshkruan disa marrëveshje.
Kryeministri shqiptar i shprehu mirënjohje Erdogan për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që Turqia i ka dhënë vendin tonë. /a.m/NOA.al