Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan sot në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i “dha urdhër’ kryeministrit Edi Rama, që për tre muaj Spitali i Fierit të jetë realitet, pra pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit, megjithëse lideri turk i pyetur në konferencë tha se në zgjedhje, ai respekton vullnetin e shqiptarëve.
Rama tha se ndihet krenar që iu dha mundësia dhe nderi të nënshkruajë në emër të Shqipërisë me Erdogan deklaratën për krijimin e Këshillit për bashkëpunim të Nivelit të Lartë.
“Jam shumë i kënaqur që Presidenti shprehur gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e Turizmit, Arsimit, dhe të tjera”.
“Jam i lumtur që së shpejti spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet”.
“Tani bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj dhe nuk mund të vinim bast, por basti i Presidentit që Spitali i Fierit të jetë gati për tre muaj është një bast shumë i fortë. Unë do e kisha humb me qejf këtë bast, po edhe shanse për ta fituar do kisha duke pasur parasysh që edhe turqit edhe shqiptarët kur vjen puna të zbatimi poshtë duan t’i shtysh vazhdimisht”, u shpreh Rama.
Erdogan u përgjigj se Rama nuk duhet të ketë asnjë merak.
“Në aeroportin e Sanxhak Tepe kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma, ndërsa ky duke qenë se do jetë një spital me 150 dhoma është një grimcë për ne, për tre muaj. Këtu do kemi parasysh që do i pajisim edhe me makineritë e nevojshme”.
“Në spitalet tona, në Stamboll ka nga 18 salla operacioni, kurse në atë të Fierit do jetë më i ulët. Ministria jonë e Shëndetësisë për një kohë të shkurtët do dërgojë edhe stafin mjekësor duke filluar nga doktorët, infermieret që të mësojnë dhe trajnojnë edhe stafin shqiptar. Brenda një kohe të shkurtët Shqipëria do ta ketë në gjendje punë atë spital”, premtoi Erdogan.
Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të jetë në nivel të lartë strategjik, teksa Erdogan në fjalën e mbajtur ka zbuluar detaje nga mbledhja gati dy orëshe me dyer të mbyllura.
Sipas Erdogan, të dy liderët ranë dakord se organizata terroriste FETO e Fetullah Gylen përbën kërcënim si për Turqinë dhe për Shqipërinë.
Erdogan është zotuar se do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit të FETO nëpërmjet Fondacionit përkatës.
“Shqipëria është një vend mik, vlla dhe aleat”.
“Ne jemi dy popuj që kemi jetuar për shekuj, kemi luftuar dhe kemi lënë gjurmë në histori. Jemi popuj vllezër. Është e mundur të shihet nga jeta intelektuale, arkitekturë, në fusha shumë të gjera”, tha Erdogan.
“Shumë histori e kulturë të përbashkëta, nga Elbasani në Korçë, nga Shkodra në Vlorë”.
“Kemi shumë gjëra të ngjashme, frymëzuar nga historia e lashtë e konsiderojmë detyrë të forcojmë lidhjen me Shqipërinë. Në takimin me Ramën diskutuam marrëdhëniet dypalëshe gjithpërfshirëse”.
“Ne sapo kemi nënshtkruar krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. I Ngritëm në nivel strategjik. Do të szhvillojë më tej bashkëpunimin”.
“Përveçse diskutimit të çështjeve bilaterale folëm edhe për çështje rajonale, kulturore, ekonomike”.
“Shkëmbyem ide. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE, dhe që nga janari ka marrë Presidencën e radhës. I uroj suksese Shqipërisë. Të nderuar Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha në 2019.
“Ishin dy, lanë pas shumë vuajtje e dhimbje. Ne vepruam në ndihmë të vëllezërve. Mobilizuam të gjitha mjetet, nga ekipet për kërkim-shpëtim etj. Mundësitë i çuam për vëllezërit. Vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi. Më 23 dhjetor u mbajt, shpresoj të përfundojë në gusht të 2021, dhe t’ia dorëzojmë vëllezërve në nevojë. Ky do jetë një simbol i ri i fatit të përbashkët, unitetit mes Shqipërisë e Turqisë, i lutem zotit për vëllezërit shqiptarë dhe shpreh ngushëllime për ta”.
“Gjatë takimit vlerësuam këto çështje, marrëdhëniet ekonomike. Turqia është partneri i 4-t më i madh. Jemi investitori më i madh n Shqipëri, 3.5 miliardë dollarë, më shumë se 600 kompani që sigurojnë punësim për 15 mijë vëllezër. Parashikojmë të rrisim investimet në turizëm e infrastrukturë. T’i japim një dimension tjetër”.
“I kushtojmë një rëndësi të veçantë objekteve kulturore të periudhës osmane. Xhamia e Plumbit në Shkodër do restaurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacione. Shpresoj të fillojë në pranverën e ardhshme”.
“Një nga pikat e axhendës ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit, ushtarake dhe të mbrojtjes”.
Erdogan tha se janë pothuajse 100 studentë që studiojnë në Universitetit Teknik të Stambollit./NOA.al