Loading...

H umb jetën nga Covid-19 4 ditë pas lindjes, pa mundur ta shikojë foshnjën

Ka vde kur në moshën 32 vjeçe nga Covid 19, katër ditë pasi lindi, JoEllen Engelbart. Rasti i trishtë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas mediave lokale, gruaja, një ndihmëse prokurore për Jackson County, kishte luf tuar me virusin për dy javë dhe më pas ndër roi jetë të shtunën pas ndërlikimeve shëndetësore.

Gjatë be tejës së saj me sëmundjen, më 29 dhjetor, ajo lindi në mënyrë të parakohshme djalin e saj, të cilin, sipas një kolegu, 32-vjeçarja nuk pati asnjëherë mundësi ta shikojë apo mbante në krah.

Foshnja është e shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, por është mirë, raportojnë mediat amerikane.

Engelbart, e cila vuante nga astma, mezi priste të bëhej nënë. “Ajo do të kishte qenë një nënë e shkëlqyer”, tha avokati i qarkut Jackson, Jean Peters Baker.

Një mbledhje fondesh nisi në platformën GuFundMe për të ndihmuar bashkëshortin 32-vjeçar Matt, i cili duhet të përballonte situatën në të cilën ndodhej: duhet të blinte rroba dhe të plotësonte nevojat e foshnjës, si dhe për të paguar shpenzimet e spitalit të JoEllen dhe Ross. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com