Loading...

Ish-deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj h umb njeriun e shtrenjtë

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare babai i ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ish-ministrit Enkelejd Alibeaj.

Lajmin e tr ishtë e bëri publik vetë Alibeaj, në profilin e tij Facebook. Ish-deputeti tha se i ati u nda sot nga jeta, pas një sëmundje të gjatë.

Postimi i Enkelejd Alibeaj

Me hi dhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, pas një lëngate të gjatë të babait tonë Lutfi Alibeaj, në moshën 82 vjeçare. Njeriu që pati një jetë plot vuajtje e sakrificë, e që u mundua të na rrisë dinjitozë e me emër të mirë! Iku duke na lënë nje boshllëk që na mbetet, me shpresën se kujtimi, emri i mirë dhe respekti për të, të na lehtësojë dhimbjen!

Ritet mortore, i zhvillojme pranë ambienteve te agjencise funerale “Universi” në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, megjithëse jeni të mirëkuptuar të gjithë për kohën e vështirë që po kalojmë! Varrimi, nesër në ora 10.00 në Tufinë.

Paçi veçse gëzime në familjet tuaja!
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com