Loading...

Nga sot rikthehet ora policore, zgjatet lëvizja e qytetarëve

Festat mbaruan, ndërsa masat për të shmangur grumbullimet dhe frenuar përhapjen e koronavirusit, u lehtësuan.

Kështu, duke filluar nga sot iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora po licore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ, ndërsa personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari, duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga vendi ishullor përmes rrugëve të tjera.

Më 24 dhjetor u mbyllën shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online ditën e sotme (5 janar).

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, ky kufizim do të jetë i vlefshëm deri në një afat të pacaktuar. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com