Loading...

Luajti në filmin ‘Agjenti 007’, ndahet parakohe nga jeta aktorja e njohur (emri+foto)

Vde kja e Robertsit nuk kishte lidhje me C OVID-19, kanë raportuar mediat në Amerikë dhe aktorja nuk vuante nga ndonjë së mundje.

Deri më tani nuk është konfirmuar shkaktari i vd ekjes së saj nga zyrtarët mjekësorë apo familjarët e aktores. Roberts nuk kishte fëmijë dhe prapa e ka lënë partnerin e saj prej kohësh, Lance O’Brien.
Aktorja emri i vërtetë i së cilës ishte Victoria Leigh Blum, u lind në Bronx të New Yorkut. Debutimin në aktrim e shënoi në vitin 1975, me një rol në filmin e zhanrit ho rror, “Forced Entry”. Ajo më së miri njihet për portretizimin e bukuroshes “Stacey Sutton”, në filmin e vitit 1985, “A View To A Ki ll”, ku luajti krahas aktorit Roger Moore i cili edhe e shënoi performancën e fundit të agjentit sekret James Bond.

Roberts po ashtu shquhej për rolet në filma të tillë si: “Beastmaster”, “Sheena”, “Night’s Eyes” dhe “Almost Pregnant”.

Sa i përket roleve televizive, Tanya Roberts i ishte bashkuar serisë “Charlie’s Angels” në sezonin e pestë dhe të fundit, që u transmetua në vitin 1980 në kanalin “ABC”. Në fund të viteve ’90 ajo u shfaq me një rol dytësor në serinë “That ’70s Show”. Aktorja ishte larguar nga ky projekt i suksesshëm televiziv i kanalit “FOX”, në sezonin e tij të tretë, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj i cili vuante nga një sëmundje vde kjeprurëse.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com