[sgmb id=”1″]
Vlorë Më datë 09.10.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet prej shtetasit R.O., se i kanë hyrë në banesë tre shtetas të cilët nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë vjedhur disa sende të ndryshme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ” 1 Maj”, në banesë ka qënë shtetasi R.O., 81 vjeç sëbashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe, kur kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë (vjedhur) në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.