Nuk ia doli dot. Fati u tregua i pa mëshirshëm me vajzën 19-vjeçare, nga Kosova.
Me qindra qytetarë mblodhën paratë që i nevojiteshin për të bërë transplantin e veshkës, pas sëmundjes së rëndë që e kishte prekur, ndërsa një emigrant i prekur nga historia e saj, kishte ardhur apostafat nga jashtë dhe vendosi t’i falte njërën veshkë.
Por, mediat kosovare raportojnë se para pak minutash ndërroi jetë vajza, edhe pse Valmir Aliçikaj bëri gjestin e rrallë human, për të shpëtuar vajzën 19 vjeçare, teksa doli vullnetar për t’i dhuruar njërën nga veshkat e tij.
Nazlije Sherifi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur fillimisht nga vëllai i së ndjerës nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Allahu e deshti për vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime”, ka shkruar ai.
Edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka shprehur ngu shëllime familjes ku dhe ka njoftuar se është takuar me personin, i cili po priste që ti dhuronte veshkën të ndjerës.
“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj ve shken”, ka shkruar ai.
Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk arriti dot të mbijetonte, tre ditë pas ndërrimit të viteve./NOA.al