Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë ‘online’ me përfaqësuesit më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse në Kosovë, Afganistan, Letoni, Sudanin e Jugut dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Ky është komunikimi i fundit i Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes, pasi pritet që nesër të marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Jashtme, pas largimit të Gent Cakajt.
“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë, edhe avokaten tuaj më të fl aktë”, u shpreh gjatë bisedës ministrja Xhaçka, ndërsa shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga çdo efektiv i FA, brenda dhe jashtë vendit.
Në takimin ‘online’, ku kanë marrë pjesë drejtues të forcave paqeruajtëse, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral-major prof. asoc. Bajram Begaj, ajo ka siguruar vijimin e vëmendjes për efektivët dhe familjarët e tyre.
Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në
disa vende të botës. /noa.al/