Loading...

Gruaja më i vjetër në botë feston sot ditëlindjen, ja sa vjec mbush…

Njeriu më i vjetër në botë, japonezja Kane Tanaka, mbush 118 vjeçe sot. E lindur në 2 janar 1903, Tanaka është e njohur tashmë që në mars 2019 nga libri i rekordeve botërore “Guinness”, si gruaja më e vjetër në planet në moshën 116 vjeçe dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez në 117 vjet dhe 261 ditë.

Një banore e një shtëpie të moshuarish në Fukuoka, Japonia perëndimore-qendrore, Tanaka festoi ditëlindjen e saj, duke falënderuar stafin dhe të gjithë njerëzit me të cilët ndan aktivitetet e përditshme.

Sipas raporteve nga qendra e trajtimit, Tanaka bën gjimnastikë të përditshme, është në gjendje të kryejë llogaritje dhe është e apasionuar pas lojës së shahut në Japoni.

Tanaka zakonisht ka një oreks të mirë, shpesh është e dhënë pas çokollatës dhe herë pas here kënaqet me pije me sheqer.

Kur u pyet se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë, Kanaka nuk hezitoi të thotë: “Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”. Qëllimi i saj, shtoi gruaja mbi 100-vjeçare, është të arrijë 120 vjeçe. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com