Temperatura të ulëta janë shënuar në ditën e parë të vitit 2021, por jo për një vlonjat që është treguar guximtar, duke u zhytur në ujërat e ftohta të detit në Vlorë.
Për minuta të tëra ai ka notuar në det, duke sfiduar të ftohtin, por edhe duke lënë “gojëhapur” qytetarët që e shikonin.
Duket se ky vlonjat ka preferuar që ta nisë ditën me aktivitete fizike, edhe pse kjo është jo shumë e zakonshme për këtë periudhë të vitit.