[sgmb id=”1″]
Organizata Jo Qeveritare “Klubi Dëshira” organizon tryezën në shënimin e Ditës Botërore të shëndetit Mendor e cila ju kushtohet personave me dëmtime intelektuale dhe fushës së shëndetit mendor.
Tryeza ka për qëllim rritjen e vetëdijes për shërbimet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të personave me dëmtime intelektuale drejt punësimit dhe vetëpunësimit.
Gjatë tryezës do të prezantohet manuali i trajnimeve për punë dhe vetëpunësim për personat me dëmtime intelektuale.
Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi-E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.