Loading...

A duhet t’i mbajmë vezët në frigorifer? Përgjigjja e fundit e ekspertëve

[sgmb id=”1″]

Vezët në SHBA shiten nga frigoriferi, por jo vetëm në Amerikë. Kjo ndodh edhe në shumë vende të tjera. Njerëzit që kanë pulat e tyre në fshat i lënë vezët jashtë frigoriferit derisa të jenë gati t’i gatuajnë, por një pjesë i fusin edhe në frigorifer. Po cila është mënyra e duhur?

Sipas ekspertëve, të gjithë ata që kanë pula në shtëpi, mund t’i mbajnë vezët jashtë frigoriferit për disa ditë, pasi të keni konfirmuar shëndetin e pulave dhe pastërtinë e kafazit. Edhe nëse vezët janë të palara, mund të qëndrojnë ashtu për disa ditë. Kjo, për arsye se vezët kanë një shtresë natyrale që i mbron nga bakteret. Nëse vezët lahen, kjo shtresë largohet duke bërë që bakteret të depërtojnë më shpejt në brendësi të vezës. Nëse lahen vezët, këshilla më e mirë që t’i mbani të freskëta është frigoriferi.

Sa për vezët e blera në dyqan, këshilla është frigoriferi. Prodhuesit e vezëve amerikane i lajnë vezët për t’u siguruar që janë të pastra, sepse edhe në to ekziston rreziku i salmonelës. Pra, veshja mbrojtëse hiqet para se vezët të mbërrijnë në dyqanet ushqimore, kështu që sapo t’i blini, futini në frigorifer. Business Insider raportoi disa kohë më parë se shumë markete i kërkonin nga prodhuesit vezët të palara për t’i ruajtur sa më gjatë nga rreziku i salmonelës.

Natyrisht, për të qenë të sigurt, gjithmonë mund të zgjidhni t’i mbani vezët në frigorifer. Nëse një vezë rri në temperaturë dhome për të paktën një ditë, është përafërsisht ekuivalente me shtatë ditë në frigorifer, kështu që duhet t’i hani më shpejt.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com