[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sot deputeteve socialiste qe te shmangin çdo lloj tensioni ne seancën e te enjtes ne Kuvend, kur opozita te kërkojë debat per ngritjen e komisionit te reformës zgjedhore.
Grupi i PS-se, ka vendosur qe te mos kete debat per kete pike te rendit te dites, nderkohe qe Rama u ka kujtuar qe pakica ne Kuvend te trajtohet me respekt dhe ne frymen e marreveshjes qe ai beri me Lulzim Bashen ne 18 Maj.
Debati per reformen zgjedhore ishte edhe ‘molla e sherrit’ mes PS-se dhe PD-se te enjten e kaluar, cka beri qe Gramoz Ruci te perjashtonte nga seanca liderin e opozites, Lulzim Basha.
***
Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në një takim ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryesinë e grupit të PS-së. Takimi ka nisur në oren 8 ne Kryesinë e Kuvendit.