[sgmb id=”1″]
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist është vendosur që në seancën plenare të së enjtes të mos lejohet debat përsa i përket projektvendimit për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla dhe bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore Bledi Çuçi janë shprehur kundër këtij debati, raporton “News24”.
Kujtojmë se debati për reformën zgjedhore ishte edhe “molla e sherrit” mes PS-së dhe PD-së të enjten e kaluar, ç’ka bëri që Gramoz Ruçi të përjashtonte nga seanca liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Ndëkoh Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në një takim ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryesinë e grupit të Partisë Socialiste. Takimi ka nisur në orën 8 në Kryesinë e Kuvendit.