Një foto e publikuar ku shihen 2 pinguinë përqafuar teksa shohin dritat, është nominuar si më e mira në një konkurs.
Fotografia është realizuar në Melburn, Australi, nga fotografi Tobias Baumgaertner.
Ocean Photograph Awards, konkursi fotografik i revistës Oceanographic e ka nominuar foton si më të mirën.
Të dy pinguinët shfaqen të përqafuar teksa shohin dritat e qytezës.
Fotografia ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe ka fituar çmimin “Community Choice Awards” si fotografia më e mirë e vitit pasi mori votat e publikut./noa.al/