[sgmb id=”1″]
Vizita e Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan në Beograd do të përcillet me masa të jashtëzakonshme të sigurisë.
Erdogan, i cili arrin sonte në një vizitë dy ditore në Serbi, do të ketë së paku 50 truproja personale, raporton Novosti, transmeton Indeksonline.
Në një delegacion të madh, i cili do të arrijë më disa aeroplanë, duke përjashtuar 185 biznesmenë, do të ketë gjithashtu tetë ministra turk.
Gjithashtu raportohet se përpos masave të larta të sigurisë që ai posedon nga shteti i tij, në shërbim të sigurisë së tij do të jenë edhe 3 mijë policë serb shtesë.
Ndërkohë shteti turk ditë më parë ka dërguar ekipet e njerëzve si pararendës, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë çdo vend dhe rrugë ku do të kalojë presidenti turk.
“Forcat Speciale turke janë ndihmë e madhe dhe do të jenë ndihmë e madhe për mijëra kolegë serbë. Në këtë punë do të përfshihen edhe SAJ, Xhandërmëria, Cobra si dhe Drejtoria e Serbisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thuhet në raportin e mediave serbe.