Loading...

Ambasadorja shqiptare në SHBA, mesazh p rekës për kampionin shqiptar që u shua në moshë të re

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, ka bërë një dedikim pre kës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit dhe kampionit në not, Klavio Meca.

Ajo ka zgjedhur ta kujtojë 24-vjeçarin me një video shumë kuptim plotë, ku ai reciton vargjet e Naim Frashërit shkëputur nga “Fjalët e Qiririt”.

“Kur të më shihni se jam tretur mos pandehni se kam vd ekur”, reciton Meca mes miqve të tij gjatë takimit në ambasadën shqiptare në SHBA.

Faber kujton se Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur vitin e kaluar me takim dhe vizita në institucione amerikane.

“Të njohëm shumë shkurt dhe ndamë me ty veçse pak ditë, por do të të kujtojmë gjatë për ngazëllimin që përçoje dhe entuziazmin që solle tek të gjithë që ishin pjesë e programit. ‘Ditët Shqiptare në Uashington DC’ është një nga aktivitetet më të vyera që Ambasada shqiptare zhvillon.

“The very smart, sweet and easygoing” Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur për vitin e kaluar (2019). Tradita e këtij aktiviteti dy-ditor me takime dhe vizita në shumë institucione amerikane shpresojmë të vijojë vit pas viti, por tashmë për një arsye me shumë, kujtimin e paharruar të tij.

Ngu shëllimet më të sinqerta për këtë humbje tr agjike e të parakohshme për familjarët, të afërmit dhe gjithë miqtë e Klavios. Videon e mëposhtme e kam regjistruar personalisht gjatë takimit në Ambasadë. E publikoj me qëllim që të ndaj një kujtim të bukur të Klavios nga një moment që sot merr tjetër vlerë. I përjetshëm kujtimi tij!”, shkruan ajo krah videos.

Klavio Meca u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare. Ai ka pasur një sërë arritjesh sportive mes tyre në Budapest të Hungarisë, ku vendosi një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë në not. Ai humbi jetën ditën e djeshme pas një ataku kardiak teksa ndodhej me miqtë e tij në Prishtinë