Shp ërthimi i një kamioni në Nashvill të SHBA-së, në ditën e Krishtlindjeve, ka qenë me gjasë “sulm vetëvrasës”, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë të zbatimit të ligjit.
Hetuesit janë duke kryer teste të ADN-së, pasi mbetje njerëzore janë gjetur afër vendit të shp ërthimit të fuqishëm.
CNN citoi një zyrtar të FBI-së të ketë thënë se agjentët nuk janë duke kërkuar të dyshuar të tjerë, pasi mbetjet njerëzore janë gjetur. CBS Neës tha se teoria kryesore tani është se subjekti mund të jetë vrarë në shp ërthim.
Shtëpia e një personi të mundshëm me interes, është kontrolluar të shtunën në periferi të qytetit Nashvill. Autoritetet nuk kanë pranuar ta identifikojnë personin në fjalë.
Tre vetë kanë mbetur të pl agosur nga shpërthimi, ndërsa janë dëmtuar rëndë disa ndërtesa historike. Motivi për shpë rthimin nuk është përcaktuar ende, shkruan REL.
Pasi vizitoi vendin e ngjarjes, Bill Lee, guvernator i shtetit Tenesi, ku ndodhet Nashvill, tha se “është mrekulli që askush nuk është vr arë”.
FBI është duke hetuar incidentin dhe kërkoi nga publiku informacione që mund të ndihmojë. Ndërkohë, bizneset dhe personalitetet televizive kanë ofruar më shumë se 300,000 dollarë për të kapur përgjegjësit e su lmit.