[sgmb id=”1″]
Nga një ulje drastike e temperaturave këtë fundjavë, pritet që moti të ndryshojë tërësisht ditët në vijim. Sipas Meteoalb, pas kësaj fundjave,
pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike për orët vijuese, kur ultësira perëndimore do të kalojë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare, por vranësira e reshje të izoluara do të ketë në zonat lindore.
Dita e hënë, sjell mot kryesisht të kthjellët në territor dhe një rritje të lehtë të temperaturave, por moti mbetet i freskët, krahasuar me javën e kaluar.
Sipas meteorologëve, moti përmirësohet ndjeshëm pas datës 14 tetor kur temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë.