Vetmia në kohët e sotme është bërë një fenomen i përhapur, për shumë arsye.
Një i moshuar në Bolonja të Italisë, telefonoi policinë pasi nuk kishte se me kë të ngrinte një dolli për Krishtindje.
“Përshëndetje, quhem Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person me të cilin të ngre një dolli për Krishtlindje.
Nëse do të kishte një karabinier të lirë, 10 minuta të vini të më shihni sepse jam vetëm”, kjo ishte thirrja e tij.
Me të dëgjuar rastin karabinierët e stacionit Alto Reno Terme shkuan në shtëpinë e të moshuarit që po i priste.
Pasi pa efektivët Fiorenzo u prek dhe i mirëpriti në një dolli të ngrohtë për Krishtlindjen. /noa.al/