Një 94-vjeçar ka telefonuar karabinierët, pasi ndihej i vetëm në shtëpi dhe donte të ndrinte një dolli për Krishtlindje me dikë.
Sipas informacioneve për mediat italiane, 94-vjeçari Alto Reno thirri policinë duke u thënë se ishte vetëm në shtëpi.
“Nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik që të ngre një dolli për Krishtlindje. Nëse keni ndonjë polic në dispozicion 10 minuta të vijë të më shohë se jam vetëm”,- u tha ai në telefon.
Më pas dy policët shkuan në shtëpinë e të moshuarit ku ai po i priste. Karabinierët biseduan me të moshuarin, ngrenë një dolli dhe më pas bënë një video-telefonatë me familjarët e tij.
Një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur disa ditë më parë, ku policët shkuan në shtëpinë e një të moshuari i cili po qëndronte në të ftohtë, pasi i ishte prishur ngrohësja.