I pyetur për pasurinë që ka ndërtuar, kryeministri Edi Rama tha se në xhepat e tij nuk ka asnjë qindarkë që të jetë e fituar nga puna e të tjerëve.
Kryeministri Edi Rama ka treguar burimet financiare me të cilat ndërtoi vilën e tij në Surrel.
Në një intervistë në “Opinion”, Rama tha se çdo gjë që ka ai sot, përfshirë edhe shtëpinë, është meritë e Lindës, sepse ajo ka qenë personi që ka pasur idenë e të ndërtuarit një shtëpi e një familje.
I pyetur për pasurinë që ka ndërtuar, Rama tha se në xhepat e tij nuk ka asnjë qindarkë që të jetë e fituar nga puna e të tjerëve.
“Shtëpia ime është një nga thuajse gjysmë milionë shtëpitë që janë ndërtuar në Shqipëri. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe nuk ka asnjë politikan aty. E treta, unë vetë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i Linda Ramës, unë kam pas idenë që pse duhet të kem unë shtëpi? Unë jetoj me qira. Shtëpitë e mia me qera janë gjithmonë minimaliste. Linda kishte një tjetër ide, që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familjeje dhe ku mblidhen kujtimet dhe janë pasuri edhe e fëmijëve. Në atë kohë ajo kishte një tokë që në fillim të viteve 2000 kur nuk ishim fare me njëri-tjetrin dhe erdhëm tek ideja për ta bërë atë shtëpi. Është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Është një hapësirë e shtrirë në një kat. Ka një veçanti që muret e jashtme dhe të brendshme i ka një, por do vijë dita që me siguri do jetë pikë referimi nga pikëpamja e arkitekturës. Unë nuk kam asnjë qindarkë në xhepin tim që është fituar nga puna e të tjerëve. Për një arsye shumë të thjeshtë, se unë e kam patur shumë të qartë që në këtë botë jemi për të kaluar, jo për të ndjenjur,”- tha Rama ndër të tjera.