Loading...

Greqia miraton dekretin për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në detin Jon

Greqia miraton dekretin për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në detin Jon. Dekreti presidencial është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën e Kasacionit i nënshkruar nga kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave. Zgjerimi detar i Greqisë përfshin pjesën veriore të ishujve Jon në Kepin Tainaro.

Mediat greke e konsiderojnë dekretin si një mesazh të qeverisë greke për Turqinë. “Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan “Protothema”.

Zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Media greke nga ana tjetër nënvizojnë se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri bashkë-detyruese për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes në një gjykatë ndërkombëtare për caktimin e zonave detare, u ra dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar Edi Rama./noa

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com