Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rinas.
Nisur nga masat e reja prej pandemisë, Sh. V, një shqiptar që ka fituar shtetësinë holandeze duke qenë se prej shumë vitesh jeton në këtë shtet, është gr indur me po licët e Rinasit.
Mollë sh erri ka qenë bashkëshortja e tij nga Fieri me të cilën do të udhëtonte jashtë Shqipërisë. Sipas den oncimit të po licëve që gjendeshin në shërbim SH. V do të udhëtonte në itinerarin Rinas-Bruksel-Belgjikë me linjën ajrore Jet Air.
“Por bashkëshortja e shqiptaro-holandezit nuk i plotësonte kushtet për të udhëtuar veçanërisht kushtet për shkak të pandemisë. Nuk faktonte që posedonte një certifikatë që ishte gruaja e Vokrit”, kallëzon po lici pranë ko misariatit të Rinasit. Burimet e gazetës Si hedhin dritë mbi detaje të tjera të këtij she rri në kufirin shqiptar në aeroportin e Rinasit.
“Detyra ime ishte të kryeja check in e pasagjerëve, t’u kontrolloja dokumentacionin e udhëtimit dhe dokumentet shtesë për shkak të pandemisë. Në rastin konkret gruaja mund të udhëtojë me bashkëshortin, i cili është i pajisur me pasaportë shengen, por duke paraqitur një certifikatë martesore që vërteton se ata janë burrë e grua me njëri-tjetrin. Unë kërkova certifikatën familjare, gruaja komunikoi me dikë që t’i sillnin certifikatën. Ndërkohë aty u afrua i shoqi dhe filloi duke bërtitur pse nuk bëni check in pa certifikatë dhe në atë moment filloi të më shante dhe të më ofendonte”, thotë ef ektivja kufitare me inicialet G. H.
Bashkëshorti i inatosur sipas këqyrjes së kamerave dhe dëshmive të mbledhura pas incidentit ka kanosur “nuk e keni të gjatë o k…., nuk keni ctmë bëni, jeni mbledhur një tufë k,,, mbajeni mend çdo ju bëj o sh…….”.
Në nerva e sipër bashkëshorti i inatosur rezulton të ketë gjuajtur me grushte xhamin pas të cilit qëndrojnë po licët dhe më pas e ka thyer atë.
“Lajmërova supervizoren, i thashë pasagjerit të qetësohej pasi në këtë gjendje nuk mund të udhëtonte. Por ai vazhdonte sërish, duke më sharë dhe ofenduar dhe tërhoqi vëmendjen në mes të terminalit. Dua të them se gruaja që deklaroi se ishte bashkëshortja e tij nuk reagoi në asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë”, kujton po licja në shërbim.
Po licia bën me dije se ka marrë në pyetje edhe supervizoren që tregon se çfarë dëgjoi ajo gjatë ko nfliktit.
“Ai pasagjeri mu drejtua mua me fjalët – që të gjithë jeni b….. dhe nuk keni ctë bëni po fare. Nuk jemi në komunizëm që mos tna lejoni të udhëtojmë”, e përshkruan pasagjerin e inatosur punonjësja me inicialet O. A.
“Me këtë pasagjer ishte e pamundur të komunikoje, mësova se ai kishte pasaportë holandeze dhe donte të merrte gruan e tij në Holandë, e cila ishte vetëm me pasaportë shqiptare por nuk kishin certifikatë familjare gjë që duhet tani në kohë pandemie për ta identifikuar që ajo ishte gruaja e tij”.
Në mes të br itmave dhe sha rjeve, efektivët e rendit janë afruar pranë shqiptaro-holandezit dhe i kanë kërkuar të shkonin së bashku në k omisariat.
“Gruaja i lutej që të qetësohej, dhe e vënë në siklet na kërkonte herë pas here falje, por ai u nxeh më tepër. Kur komunikova me eprorin në telefon ai më tha- tu refuzohet udhëtimi për shkak të sjelljes së padisiplinuar”, rrëfen agjentja pranë kolegëve të saj.
Në përfundim po licia ka mbajtur shënim de noncimin për ka nosje të efektivëve të p olicisë, ndërkohë që çifti e humbi udhëtimin dhe do ti duhet sërish të presë një biletë tjetër.
/NOA.al