Loading...

Presidenti Meta tregon cili është ‘ilaçi i shërimit’ për shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka dhënë “ilaçin e shërimit” për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, i cili kërkon mandatin e tretë ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 25 Prill. Në një intervistë për emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, Meta tha se ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ku përmes votës do të mbrojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.

“Po të jetë për kryeministrin tonë, nuk ka të 3-in, por të 13-in në xhep. Besoj që ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e gjithë qytetarëve për të treguar se meritojnë të drejtat e tyre që i kanë në kushtetutë, që luftojnë për të drejtat e tyre, askush nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejtë të ankohet apo të kritikojë në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, në rast se nuk shpreh opinionin e tij përmes votës, vendimin e tij, besimin e tij, ndëshkimin e tij dhe unë besoj që qytetarët e kanë kuptuar se vota është akoma më e rëndësishme.
E kanë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, interesin e tyre, interesin e vendit, të atdheut tonë. Jam shumë optimist dhe se në vendin tonë për shumë kohë nuk bëhen zgjedhje, shqiptarët janë të paduruar për të shkuar drejt kutive të votimit këtë herë”, tha Meta.

Ndërsa jemi pranë festave të fundvitit, Presidenti tha se do i kalojë me familjen, larg aktiviteteve të gjërave për shkak të situatës por edhe për të ruajtur qetësinë. Fjala inkurajuese që ka për të gjithë shqiptarët në këto ditë të vështira është:

“Jam i bindur që ne do ta kalojmë këtë situatë dhe ditët e mira pas kësaj vijnë.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com