Loading...

Elia dhe Princ Leka publikojnë fotot e para me vajzën Princeshë Geraldinën: ‘Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen!’

Elia Zaharia dhe Princ Leka u bekuan pak kohë më parë me një vajzë.

Vajza erdhi në jetë më 22 tetor, të cilën çifti e pagëzoi me emrin e stërgjyshes se Lekës: Geraldinë.

Sot Elia dhe Leka kanë postuar fotot e para të kartolinës së tyre familjare, si pasardhës të familjes Mbretërore në vendin tonë, dhe në këtë mënyrë kanë prezantuar vogëlushen.

Ata kanë pozuar me një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar, ndërkohë që gjithë vëmendjen e ka marrë portreti i së voglës, Geraldinë, pasi ajo shfaqej për herë të para në sytë e publikut.

Me këto foto Elia dhe Princ Leka kanë uruar gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia përkrah fotove. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com