Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masat e reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Duke filluar nga sot, 22 dhjetor, dhe deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe për shtetasit e tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.
Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet tranziti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.