Loading...

Detaje/ E shkuara e errët e Elonës, vajzës që dyshohet se v rau ciftin nga Vlora

Shtypi italian ka zbuluar detaje të reja nga arr estimi i shqiptares, Elona Kalesha, 36 vjeçe, i vetmi person i dy shuar për momentin për vr asjen, dh unimin dhe fshehjen e tr upave të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali.

Në të vërtetë, Kalesha është arr estuar në Firence ku jeton prej shumë vitesh dhe në kohën e ngjarjes ajo ka qënë e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit nga Vlora, të cilët u zh dukën në të nëjtën ditë kur ai doli nga burgu më 2 nëntor 2015.

Sipas mediave italiane Elona Kalesha me origjinë nga Durrësi, ka pr ecedentë penal me drejtësinë italiane, pasi është ak uzuar për vj edhje dhe ma shtrim.

Ndërkohë, ende nuk dihen motivet e këtij kr imi ma kabër dhe ku kanë përfunduar shuma e madhe e parave që dyshohet se çifti Pasho kishte marrë me vete në Itali para se të zh dukej.

Sipas rrëfimit të vajzës së tyre, Viktoria Pasho, babai i saj, Shpëtim Pasho, për shkak të një aks identi kishte marrë një rimbursim prej 85 mijë euro nga kompania e sigurimeve.

Rreth 45 mijë euro, çifti Pasho i kishte marrë me vete gjatë qëndrimit të tyre në Itali, 5 mijë euro ia kishin dhuruar Viktorias për blerjen e një automjeti e që nga zhd ukja e tyre nuk dihet se ku kanë përfunduar 40 mijë eurot e tjera.

Për mediat italiane, 36 vjeçarja shqiptare pak ditë më parë do të shprehej se “ajo nuk ishte personi i fundit që ishte takuar me Shpëtim e Teuta Pasho”, që ishin në moshën 54 e 52 vjeçe në momentin e zhdu kjes më 2 nëntor 2015.

Kaleshi është arr estuar, pasi akuz ohet për vr asjen, fshe hjen dhe cop ëtimin e kuf omave të Shpëtim dhe Teuta Pashos në Itali.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të ma sakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të tr upave. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com