Val Deçani është i riu që ka ardhur nga e migrimi për t’i dhënë veshkën e tij një 19 vjeçareje nga Mitrovica, e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Veprimi i tij human ka tërhequr vëmendjen e mediave në Kosovë.
I riu ka shkuar sot në spital për t’u takuar me 19 vjeçaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifin.
Takimin e ka konfirmuar vëllai i Nazlijes, Iliri, i cili ka transmetuar disa fjalë të djaloshit që është i gatshëm ta dhurojë veshkën.
“InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore…”, tha ai.
Ndërkohë po mblidhen paratë e nevojshme për t’a dërguar vajzën për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti i veshkës.
Vajza 19 vjeçare u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, ndërsa operacioni i vështirë kushton rreth 200 mijë euro./NOA.al