[sgmb id=”1″]
Kryeministri i Kosovës Edi Rama sapo ka publikuar listën e zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, shkruan KultPlus.
Bazuar në këtë listë, në Qeverinë e Shqipërisë, risia e emrave të zv/ministrave ishin dy emrat nga Kosova. Valbona Shujaku emërohet zv/ministre e Kulturës, ndërsa Hajrulla Çeko – zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit. Emërimi i dy zv/ministrave nga Kosova është një nga risitë e Ramës në kabinetin qeveritar.
…………………………………………………………………………………
Edi Rama e mban fjalën, kosovaren e bën zëvendësministre
Besa Shahini është emëruar zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.
Shahini është njohur si analiste politike në Kosovë.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë kishte deklaruar se në kabinetin e tij do të zë vend edhe një kosovar.