Loading...

Presidenti pozoi me një kalimtar të rastit pa vendosur një maskë gj obitet me 3,500 dollarë

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, është gjobitur me 3,500 dollarë.

Ai pozoi në plazh me një kalimtar të rastit pa vendosur një maskë.

Presidenti u shpreh se ai ishte vetëm, prandaj nuk mbajti maskë, por një grua që iu afrua dhe i kërkoj të bënte një foto.

Në foto, presidenti shihet duke qëndruar shumë afër gruas në një ditë me diell dhe asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur maskë.

Autoritetet e vlerësuan shkelje të masave anti-Covid, madje bazuar mbi provën e fotos që ai bëri publike, i vendosën një gjobë të majme.

Kili është ndër ato shtete që mbajtjen e maskës e ka të detyrueshme në çdo ambient.

Deri më tani në vendin amerikano-latin 16.051 persona kanë humbur jetën nga Covid-19./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com