Pas vd ekjes së legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, faqet e para të gazetave dhe portaleve janë mbushur me lajme për të dhe me sa duket s’kanë ndërmend të ndalen.
Tashmë zbulohen detaje interesante për jetën e tij jashtë-martesore, për dashurinë e ish-modeles italiane Karmen Di Pietro me “El Pibe de Oro”-n.
Italiania ka pranuar se dashuria e tyre lindi në vitin 1991 kur Maradona ishte i martuar me Klaudia Vilafanen, ku kishte dhe dy vajzat Dalmën dhe Janinën. Asokohe Maradona aktivizohej me Napolin dhe italianen e njohu gjatë një feste.
“Diego nuk ishte i bukur, por kishte gjithë ato kaçurrela të errëta, një buzëqeshje magjepsëse dhe një trup muskuloz, që e bënin shumë se ksi.
Ai bëri hapin e parë. Atë natë, para se të largohej, u afrua pranë meje dhe më pyeti nëse doja ta shihja përsëri në një vend më pak të mbushur me njerëz. Unë i thashë po dhe kështu caktuam një takim për ditën tjetër, në një hotel pranë stacionit.
Kështu filloi një lidhje sekrete, që zgjati rreth një vit e gjysmë. Diego dhe unë takoheshim 4-5 herë në muaj, zakonisht pasdite.
Por më e mira ishte kur kalonim natën së bashku. Përqafoheshim duke parë qiellin nga tarraca e hotelit si dy adoleshentë. Diego ishte i tillë. Ai do të kishte shpikur gjithçka për të më parë.
Unë do të rr ezikoja gjithçka për ty, më thoshte.”, përfundon ish- e dashura e Maradonës, Karmen Di Pietro.