Loading...

Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi rrëfen eksperiencën e saj që kaloi me Covid-19: ‘E merrja Piperon çdo mëngjes, i thoja…’

Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi ka rrëfyer eksperiencën e saj që kaloi me Covid-19, duke theksuar se në disa raste, mjekët e shpëqëndruan edhe më shumë gjatë asaj periudhe.

Ajo thotë se përveç recetës që do i jepte me ilaçe për t’i marrë në farmaci, një mjeke i tha që do të të japim dhe biletën për të ikur në Romë për kurim së bashku me pacientët e tjerë.

Kondi pohon në emisionin “Historia ime”, se ia mbylli telefonin duke e sharë. Më pas, ajo thotë se ka marrë mjeken e tretë në telefon, ku sipas saj, i kërkonte 70 mijë lekë për t’i bërë gjilpërën.

“Mora telefonatën e dytë dhe ajo fantastike. Ajo bënte llogaritë, 70 mijë lekë do mi japësh mua më tha. I thashë, pse të ti jap ty? Po do mi japësh mua, sepse unë do vij të të bëj gjilpërën tha, paradite dhe pasdite. I thashë po ti si do vish, do vish si ato astronautët me ato veshjet? Po tha, sa tha ajo këtë fjalë, i thashë ik mos ta… e ia mbylla telefonin”, – rrëfen aktorja.

E përshëndete dhe këtë…

E përshëndeta. E thashë obobo çfarë do bëj. Kam shtëpinë afër klinikës gjermane dhe nuk më shkonte mendje që sa të vinte 127 të shkoja ta bëja. Ika vura një kapele në kokë që të mos më shikonin njerëzit se më dukeshe sikur më shikonin të gjithë mua dhe unë isha me Covid dhe më thonin si ka mundësi që del kjo. Shkova atje, bëra tamponin e më tha je me Covid.

Filloi prap mendja, po sikur të v des, po sikur ashtu e po sikur ashtu. Kur më ra një telefon. Alo i thashë, ishte doktor Pipero, sikur ra Zoti nga qielli. Më tha ç’ke që bëhesh alarmante, i thashë kam hall se kështu kështu. Më tha nuk duhet të dëgjosh dhe të shikosh absolutisht fare televizor. Do dëgjosh vetëm mjekun profesionist. Do rrish në shtëpi dhe do më marrësh mua çdo mëngjes në telefon. Nëse ti nuk i zbaton këto gjërat, ki kujdes më tha se mund të ndodhë edhe ndonjë gjë e keqe.

Si e kaloje ditën?

E kalova shumë lehtë, e merrja Piperon çdo mëngjes, i thoja kam atë, kam këtë, i thashë një herë po sikur të pi dhe kafe? Më tha ta pish që ç’ke me atë punë. I thashë do ta pi tek shkalla me komshien. Jemi 4 veta që rrimë tek pjesa e korridorit, unë rrija lart, por rrija prapë me këtë përballë që më bënte kafen, bëja muhabet dhe harroja ndonjëherë që jam e sëmurë. Si duket gjendja psikologjike e njeriut ka të bëjë shumë. Duhet të përkushtohesh karshi vetes, të marrësh mjekimin që të thotë mjeku, jo të dëgjosh të ndodh kjo apo të ndodh ajo. Ndoshta është edhe me kismet, ndoshta është edhe me imunitetin dhe natyrën e njeriut , por Covidin unë ia dedikoj profesor Pëllumb Piperos.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com