Është rihapur sot papritur aplikimi për ata qytetarë që nuk kanë mundur dot të aplikojnë deri tani për d ëmet nga t ërmeti në nivelet DS1, DS2 dhe DS3.
Prefektura e Durrësit ka hapur për 24 orë afatin për të gjithë qytetarët, të cilëve u janë dë mtuar banesat dhe kjo ka bërë që ata të dynden për të bërë aplikimin, duke krijuar radhë të gjata dhe grumbullime të mëdha.
Qytetarët e prekur nga të rmeti, edhe pse me maska në fytyrë, nuk mbajnë asnjë distancë sa i takon protokollit mjekësor për përhapjen e pandemisë.
Nga ana tjetër, edhe zyrtarë të Prefekturës nuk kanë marrë masat për të t’u siguruar qytetarëve informacionin e duhur për të shmangur dyndjen në radhë. Po ashtu, nuk ka pasur asnjë efektiv po licie për të garantuar zbatimin e masave anti-Covid, duke parë se ligji thotë se nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.
Teksa numrat e të infektuarve nga SARS-CoV-2 rriten çdo ditë, grumbullime të tilla shndërrohen në vatra të përhapjes së shpejtë të infeksionit, ndërsa afati i shkurtër, vetëm 1 ditor, i aplikimit krijon probleme për shumë qytetarë që nuk mund të paraqiten sot, apo nuk mund të qëndrojnë në radhë.