Ish-deputeti i PS, kompozitori dhe administratori i Qendrës së Artit, “Dea”, në Ksamil, Limoz Dizdari ka denoncuar një ditë më parë se është kë rcënuar me jetë.
Në fakt, ai ka shpjeguar se kë rcënimin e parë e ka marrë në vitin 2018, ndërsa të fundit në datën 16 nëntor 2020.
Në një prononcim për mediat ditën e sotme, Dizdari, ka thënë se kë rcënimet kanë për qëllim fr ikësimin e tij, për të hequr dore nga Qendra e Artit, të cilën ai vetë e ka shndërruar nga një gërmadhë, në një qendër arti, e cila i shërben fëmijëve të qytezës.
“Më kë rcënojnë dhe më thonë bëj kujdes se duan të të he lmojnë. Ta marr seriozisht, ta marr si të vërtetë! Pse s’del hapur ai të më thotë… Ka diçka që nuk shkon. Në të njëjtën kohë unë bëra de noncim, sepse duhet të ndjek linjën e pushtetit. Duhet të mbajë qëndrim pro kuroria sipas ligjit, pas tre javësh marr në telefon ko misariarin dhe më thonë, e dimë por s’kemi bërë gjë se gjë se në prokurori ka Covid”.
Dizdari pohon se ka një muaj që ka de noncuar dhe kjo punë sipas tij po zv arritet. Ai thotë se qendrën e artit kanë dashur ta bëjnë stallë dhe se ai e ka kthyer në bibliotekë.
Ndërkohë, lidhur me personin që i ka sjellë letrën, ku shkruan se ka njerëz që duan ta kërcënojnë, Dizdari tha se nuk e ka parë, sepse ishte ma skuar.
“Kë rcënimi ishte shumë i sofistikuar, hodhën një zarf me një letër brenda dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin, – tregon kompozitori i njohur shqiptar. – Shkova në p olici, mora dhomën operative dhe erdhën menjëherë. S’e di, ishte errësirë dhe ai kishte hedhur dhe k apuç në kokë. E kishte hedhur letrën. Pse duhet të ndodhë. Unë mund të kem shumë hamendësime, por s’kam të drejtë të vë gishtin. Por nuk është e vështirë të merret vesh, se nëse ke vazhduar në një ambient shumë të gjatë të shkeljes së ligjit, ti vazhdon të jesh jo ligjor”.
Më tej Dizdari, thotë se Komisariati i Policisë Sarandë nuk e ka marrë parasysh de noncimin e tij.
“I kam vënë në të gjithë në dijeni, kryetarin e Kuvendin, presidentin, kryeministrin, ambasadën amerikane, gjermane dhe angleze. Cili është gabimi që unë kam bërë, pse erdha, atje vërtet ishte stallë kuajsh dhe gara ishte me zogjtë, pasi kur isha unë dhe luaja në piano, pushonin zogjtë. Unë i kam kërkuar shefit të ko misariatit, në lidhje me këtë ndjekje ligjore, pasi është po licia ajo që i dërgon materialin prokurorisë”.