Loading...

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë

Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe po me këtë numër votash ka miratuar edhe ministren e re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

Çuçi u propozua një ditë më parë nga kryeministri Rama, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga posti.

Emrat e dy ministrave të rinj u dekretuan sot pa vonesa nga presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi i futi ato në rendin e ditës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ata duhet ta marrin detyrën sa më shpejt.

Lëvizjet erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, për shkak të vr asjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv po licie. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com