Kryeministri Edi Rama deklaroi se edhe këtë vit, pensionistët do të marrin shpërblim për festat e fundvitit, pavarësisht nga situata kritike ekonomike për shkak të Covid-19.
Ai thotë se qeveria do të vendosë në dispozicion për pensionistët 34 milionë dollarë shpërblim për festat e fundvitit, ku për secilin pensionist vlera do të jetë 5 mijë lekë.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri në qershor të këtij viti, janë gjithsej 657.904 pensionistë, 539.289 në qytete dhe 118.615 në fshatra.
Sipas llogarive të kryera, çdo pensionist do të përfitojë një shumë prej 5000 lekësh shpërblim.
“Pavarësisht pengesave, ne do të vendosim 34 milionë dollarë tani për pensionistët. Nuk do të heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim”, u shpreh Rama. /noa.al/