Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes mbi kërkesën e pr otestuesve, që kërkojnë largimin e Ardi Veliut nga drejtimi i Po licisë së Shtetit, pas vr asjes së të riut Klodian Rasha.
Rama u tregua i prerë, ku tha se Ardi Veliu nuk ikën edhe sikur të ishin “500 mijë veta që të kërkojnë largimin e tij”.
Sipas Ramës, e drejta për të pr otestuar është “e pacenueshme”, por shton se pr otestuesit nuk kanë gjithnjë të drejtë.
Rama shtoi se Veliu nuk mund ta japë dorëheqjen, sepse sipas tij është “njeri i ndershëm, jo i përfshirë në afera kr iminale. Gaboi një herë gjatë një përcaktimi, por kërkoi nd jesë”.
“E drejta e pr otestës është e pacenueshme, por kjo nuk do të thotë që pr otestuesit kanë gjithmonë të drejtë. Kur nuk kanë të drejtë, nuk kanë. Si mund të vihet në diskutim, që jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të iki dhe drejtori i po licisë! Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë dhe ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tra gjedinë që ndodhi, por sepse djalin 25-vjeçar e vr au a rma e shtetit. Ishte e drejtë që Ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi, as direkt e as indirekt në ngjarje, por, sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhi mbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë”, tha Rama.