Loading...

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, flet ministrja Kushi

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, por ekspertët e arsimit po vlerësojnë nëse do t’i lënë fëmijët në shtëpi tri javë apo një muaj.

Ky është ende objekt diskutimi midis ekspertëve të shëndetësisë dhe atyre të arsimit, të cilët duhet të peshojnë mirë vendimin pas kufizimeve shtesë që pritet të vendosin së shpejti për të gjithë qytetarët për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Këtë fakt e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ishte në një shkollë 9- vjeçare në Elbasan.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë, sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe se ata konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën” – u shpreh Kushi.

Ndryshe nga nxënësit e parauniversitarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në shkolla, për studentët, nuk ka ende një vendim. Qoftë për vazhdimësinë e mësimit ‘online’ apo për periudhën e pushimeve. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com