Loading...

Gjimnazisti shantazh vajzës me video intime, ajo i jep para e bizhuteri ari

[sgmb id=”1″]

Një djalë i ri, adoleshent është në hetim tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak se akuzohet nga një vajzë të cilës përmes shantazhit se do t’i publikonte foto dhe video intime, i ka marrë lekë dhe bizhuteri floriri.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ka referuar materialet hetimore në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shtetasin me inicialet A.B, 17 vjeç.

Ky i fundit sipas njoftimit të bluve, dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove intime, i ka marrë në periudha të ndryshme 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri, shtetases D.K, vjeç 16.

Ai po hetohet në bazë të nenit 109/b i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com