Nga Nikoll Lesi
Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, një mori forcash sp eciale morën me dh unë kryeredaktorin e gazetës, Qamil Xhani. Nuk isha në redaksi në atë moment, por më sqaruan (janë edhe kamerat) se si kryeredaktori mu te dera e “shtëpisë” së tij, pra gazetës, ishte kur ka parë se si p olicët po rri hnin dy minorenë “pr otestues”.
Gazetari ka drejtuar celularin për t’i filmuar pasi ishte lajm dhe për lajmin nuk p rekesh. Në çast forcat sp eciale janë t urrur drejt kryeredaktorit. Ai i ka sqaruar se jam gazetar dhe drejtues i gazetës, por sapo e kanë dëgjuar fjalën KOHA JONE, i janë s ulur edhe të tjerë, duke e marrë me forcë, dh unshëm. Dhe po dh unshëm e kanë go ditur në makinën e po licisë, pavarësisht se iu ka shpjeguar se çfarë pune bën, porse në radiot e po licisë dëgjohej “silleni këtu në ko misariat”, siç tregon më vonë zoti Xhani.
Asnjë shpjegim në makinën e p olicisë nuk ka dhënë sukses për ta mbyllur rrugës një veprim të tillë të turpshëm po licesk. E kanë futur në një sallë me mbi 50 veta në ko misariatin numër 2, ku siç deklaron kryeredaktori nuk kishte as m askë, por ngjeshur me njeri-tjetrin si sardele e ku kërciste da jaku.
Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhu rmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbrëmë morën një gazetar të Oranews, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia kur te ntuan të me merrnin me forcë edhe mua në ko misariat, gjë për të cilin ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim.
Por “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër!
Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i po licisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në p olici e në shtet. Frymë arr ogante, dh une dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie.
E natyrisht p olici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “a rmiqve” të pushtetit!
Ndalimi i një gazetari të thjeshtë apo edhe punonjësi të medias mbetet lajm. Aq me tepër kur ndalohet një kryeredaktor gazete, sidomos i gazetës së parë të pavarur shqiptare, KOHA JONE. Edhe Ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën KOHA JONE. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që dr ithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë kur na vinte po licia te redaksia, ti thoje se “nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë.
Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke dj egur redaksinë!
Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur!
Edi! Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8 vjeçar dhe 22 vjeçar në total.
Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm!
Sa me shumë e mbush kazanin tënd me z ullume, aq me vështirë do të jetë ta shperlash.
Në fakt kur i vjen n gordhja të zotit të qenve, kështu ndodh! /NOA.al