Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv p olicie.
Duke shprehur ng ushëllime për familjarët e të ndierit, SHBA kërkon hetim të plotë për rastin.
Institucioni diplomatik nënvizon se ambasadorja Yuri Kim është takuar me Kryeministrin Rama dhe drejtuesit politikë në vend.
Ajo u ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe të mos nxisin aktet e dhu nës.
Deklarata e ambasadës:
Vd ekja e Klodian Rashas është një tr agjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e P olicisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kryemadhi, për të diskutuar mbi të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e udhëheqësve.
Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një he tim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet.
Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur of icerin në fjalë dhe kanë nisur he timet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dh unën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dh una është e pranueshme.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen, dhe që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dh unë. /noa.al/