Numri dy i qeverisë, Erion Braçe ka komentuar vr asjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie dy ditë më parë.
Përmes një postim të gjatë në Facebook, ai dënon aktin e policit, duke theksuar se vrasja e të riut është një krim penal, i hetueshëm, i gjykueshëm dhe i dënueshëm maksimalisht.
Por zv.kryeministri thekson se ky është një rast i izoluar në 8 vitet e fundit dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ai thotë se kjo nuk është vr asje politike dhe as e urdhëruar nga qeveria apo ndonjë politikani në qeveri.
“Kjo vrasje nuk ështe politike, as është kërkuar e as është urdhëruar nga qeveria apo cilido politikan në të! Nuk ka qenë politike vr asja e qytetarëve të pafaj në këto 8 vite, asnjë sekondë, asnjë orë, asnjë ditë. Ky është një rast i vetëm, i izoluar, i pandodhur kurrë më parë në 8 vite, edhe kur policia është përcëlluar me molotovë! Ne nuk vrasim! Ne na kanë vr arë”.
Teksa kujton vr asjen e 4 protestuesve në 21 janar 2011, Braçe akuzon ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha (asokohe ministër i Brendshëm), se i v ranë qëllimisht ata dhe morën në mbrojtje v rasësit.
“Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha që v ranë qëllimisht, drejtpërdrejt, 4 protestues të pafaj e të paarmatosur, fshehën provat, penguan prokurorët, refuzuan mandat arrestet për vrasësit e përgjegjësit, mbrojtën e liruan vr asësit, iu dalin për zot qartë çdo minutë vr asësve edhe sot; nuk jemi as Ilir Meta që i quajti të pushkatuarit kokëpalarë!”.
Braçe shton se protesta e djeshme ishte dhunë për pushtet dhe jo drejtësi për të Klodian Rashën. “Ndërkohë, dhu na ba rbare në mbrëmje në Tiranë, nuk është drejtësi! Për Klodian Rashën, asfare! Dh una ndaj qytetit e jetës në të është politike! Është dh unë për pushtet! E kërkuar, nxitur, organizuar, komanduar, ushtruar për pushtet!”. /noa.al/