Loading...

Gjykata jep vendimin për Shullazin dhe Recin, të akuzuar për v rasjen e bujshme të 2005

Gjykata e Posaçme Kundër Ko rrupsionit dhe Kr imit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë arrest me b urg për Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Indrit Rusin.

Të gjithë akuzohen për dy vr asjet e bujshme në vitin 2005, ku v iktima mbetën Vajdin Lame dhe Klodjan Saliu.

Ai që ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes ishte Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë, dhe më pas u zbuluan dy vr asjet e 15 viteve më parë.

Në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste Klodjan Saliun që në këmbim Berisha t’i vr iste hasmin.

Po ashtu Reçi ka zbuluar para SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar atij, në shkurt të vitit 2005, që t’i gjejë kallëpe tr itoli për vr asjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. Ai rrëfeu se bombën e përgatiti në bashkëpunim me Indrit Taullain. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com