P olicia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur edhe me emrin e artit, “Stresi”, për protestën e djeshme në Tiranë, e cila përfundoi në akte dhune ndaj disa institucioneve kombëtare.
Mësohet se reperi i njohur në vend, është shpallur në kërkim, pasi konsiderohet dhe dyshohet si organizator i protestës së paligjshme.
Deri tani janë arr estuar 3 persona, janë proceduar 4 të mitur dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Sipas po licisë personat e mësipërm protestuan në mënyrë të paligjshme, shkatërruan pronën publike dhe private, si dhe shkelën rregullat anti-Covid.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, arr estohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e P olicisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me z jarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të po licisë së rendit publik” shtetasit :
R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç.
Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.
Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e po licisë si dhe në vende të ndryshme kanë shk atërruar pronën shtetërore dhe atë private.
Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Po licisë, me sende të forta,lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës po licie në detyrë.
Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të po licisë.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme .
Njëkohësisht Po licia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit.